Krimi ka shpërthyer kudo, Ministria e Brendshme harxhon 60 milionë për fushë kalçeto

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.11.2021, 22:31

Çudira shqiptare miq! Po e gjejmë shpesh herë veten duke e thënë këtë, por fatkeqsisht tenderat e tillë janë shtuar me hapa galopantë. Vetëm në ditët e fundit kemi qenë dëshmitarë të një sërë krimesh duke përfshirë këtu edhe tragjedinë dhe masakrën në rrethin e Fierit. E megjithatë në vend që të shikonim ndonjë reagim nga ana e instancave shtetërore për t’i dhënë zgjidhje një herë e mirë problematikave të tilla, kemi parë vetëm heshtje ose në rastin më të mirë duke hequr përgjegjësinë nga vetja.

U pa qartë se sistemi nuk funksionon përsa kohë qarkullojnë të lirë pëersona me problem mendore të cilët vrasin pa problem edhe fëmijë. Por ndërkohë që autoritetet të shpenzojnë para për zgjidhjen e problemeve të tilla duke përmirësuar sistemin aktual, duket se interesi është diku tjetër. Kështu shikohet se Ministria e brendshmë ka menduar të ndërtojë një fushë kalçeto ne shtëpinë e pushimit në Durrës. Për këtë do të shpenzohen jo pak por gati 60 milionë lekë të vjetra me TVSH. E habitshme apo jo?

Ju ndoshta nuk do ta besoni, por faktet flasin vetë. Madje për këtë është organizuar edhe një tender. Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF-08725-10-19-2021 dhe me objekt “Ndërtim Kalçeto”. Fondi limit është 6,143,333 lekë të reja pa TVSH. Fituese është shpallur kompania EURONDERTIMI 2000 me vlerë të ofruar 4,798,278 lekë të reja ose rreth 60 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Të paktën shpresojmë që punonjësit e Ministrisë së Brendshme të çlodhen duke luajtur futboll në fushën e re, se me sa duket kriminelëve nuk kanë çfarë t’u bëjnë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit