Masakra e Erion Veliajt me tenderin e Liqenit të Thatë, 5 kompani ofruan më pak se fituesi

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.11.2021, 22:21

Tenderat e Bashkisë Tiranë janë tepër interesantë. Jo thjesht për mënyrën tepër të dyshimtë se si organizohen por edhe për mënyrën se si ndonëse përpiqen të hiqen sikur janë procedura të rregullta, në fakt parregullsitë qëndrojnë njëra mbi tjetrën. Bashkia Tiranë është njëri ndër institucionet e qeverisjes vendore që organizon tenderat me vlerat më të mëdha në vend. Njëri prej tyre është edhe ai i ndërtimit të një pedonaleje dhe të një korsie biçikletash në Liqenin e Thatë.

Nuk kuptohet qartësisht se përse është e nevojshme një korsi biçikletash apo pedonale tek Liqeni i Thatë, duke patur parasysh afërsinë tepër të madhe me Liqenin Artificial të Tiranës i cili ka një korsi biçikletash me gjatësi prej disa kilometrash dhe gjithashtu edhe pedonale. Mëgjithatë duke e anashkaluar këtë, vetë tenderi ngjall disa dyshime. Më konkretisht bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-08201-10-14-2021 dhe me objekt “Ndërtim pedonale dhe korsi biçikletash në Liqenin e Thatë”. Fondi limit i tij është 69,600,572 lekë të reja pa TVSH ose rreth 835 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Shikohet se kanë marrë pjesë në garë 22 konkurrues, por përtej këtij numri në dukje të madh në fakt vërehen disa gjëra të dyshimta. Së pari, 5 kompani kanë ofruar vlerë më të ulët sesa kompania e cila është shpallur fituese. Së dyti shihet qartë se vlerat e ofruara nga të 22 pjesëmarrësit jane tëpër të përafërta me njara-tjetrën, gjë që në një tender normal është thuajse e pamundur. Fituese është shpallur firma V.A.S. Konstruksion” në pronësi të shtetasit Eduard Meta, me vlerë të ofruar 48,987,046 lekë të reja pa TVSJH ose rreth 600 milionë lekë të vjetra pëqrfshirë TVSH. Nëse bëjmë një diferencë mes vlerës fituese dhe vlerës më të ulët të ofruar nga kompanitë e tjera pjesëmarrëse, shikohet se flitet për një diferencë prej gati 90 milionë lekë të vjetra me TVSH. Jo pak apo jo?

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit