Aktori 52-vjeçar shpallet mashkulli më seksi në botë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10.11.2021, 08:10

Aktori 52-vjeçar, Paul Rudd u shpall mashkulli më seksi i vitit 2021 nga People. 52-vjeçari, me një sens të paparë humori, mezi e mbajti veten kur mësoi lajmin, teksa filloi të qante dhe mori një buqetë me lule.

Paul tha se e vetmja që besonte që ai do e fitonte ishte gruaja e tij. Duke qenë se ai dhe Julie kanë dy fëmijë së bashku, djalin Jack, 17 vjeç dhe vajzën Darby, 12 vjeç, Paul tha se e konsideron veten një burrë familjar mbi të gjitha. Vitin e kaluar, titulli "People's Sexiest Man Alive" shkoi për yllin e Creed, Michael B. Jordan.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit