JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“E paedukatë, super seksi dhe legen”, pas sherrit për ‘gishtat e mesit’ Iliri pajtohet me Donaldin dhe Semin
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22/10/2021 14:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas shumë debatesh dhe ofendimesh mes njëri-tjetrit Iliri i ka dhënë fund konfliktit të tij me Semin dhe Donaldin. Gjithçka nisi javën e kaluar kur Semi i tregoi gishtat e mesit Ilirit dhe ky i fundit nuk e pranoi dot këtë gjest dhe nuk pranoi as faljen e Semit. Por sikur të mos mjaftonte kjo gjatë "BB Prime" Donaldi i doli në krah Semit duke e mbështetur në debatin që pati me Ilirin dhe ky i fundit u ndje shumë i prekur nga ky veprim i Donaldit.

Por mbrëmjen e kaluar Paloma u vesh si Donaldi duke tentuar që ta imitonte dhe kjo ka shkaktuar jo pak të qeshura te aktori. Pas kësaj ajo dhe aktori i dhanë fund debateve mes tyre dhe kjo më pas pasoi edhe një sqarim të debatit mes tij dhe Ilirit. Iliri mori hapin dhe sqaroi çdo debat me aktorin e humorit dhe Semin.