JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

E trishtë! Koronavirusi i merr jetën 28-vjeçarit shqiptar në Angli, miqtë bëjnë apel për të sjellë trupin
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22/10/2021 13:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës duke mos kursyer as të rinjtë. Së fundmi një 28-vjeçar shqiptar që jetonte në Angli ka humbur jetën për shkak të koronavirusit dhe nuk mundi të mbijetonte edhe pse u dërgua në spital. Sidorel Myzeqari nga Mollasi i Elbasanit jetonte prej disa vitesh në Angli dhe prej disa ditësh kishte patur simptomat e virusit. Por papritur gjendja e tij u përkeqësua dhe ai humbi jetën në spital.

Miqtë dhe familjarët e tij kërkojnë që kushdo që ka mundësi të kontribuojë në ritatdhesimin e tij në Shqipëri pasi kostot janë tepër të larta. Që Sidoreli të prehet i qetë në vendin e tij, miqtë kërkojnë ndihmë nga bashkatdhetarët në Angli si edhe kudo në botë për të kontribuuar sado pak për Sidorelin.