JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Paratë e pastrimit të bashkive i shpërndahen oligarkëve, Rama shton buxhetin: Do shkojë i gjithi për plehrat
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22/10/2021 13:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

"Panorama është e njohur për të gjithë", ditën e sotme Rama bëri kritikun me kryetarët e bashkive për plehrat, pasi harroi që të gjithë buxhetin që ia shpërndan pushtetit lokal, pjesa më e madhe u shpërndahet oligarkëve që kanë kompani pastrimi, nëpërmjet tenderave publikë. "Ku shkojnë paratë e pastrimit",-tha Rama duke bërë pak të paditurin se kujt i shpërndahen paratë publike e si, e pak rolin e shefit duke kritikuar herë Jorgo Gorën e Himarës e herë Veliajn, i cili erdhi me fluturimin e parë nga Tel Avivi, ai u shpreh se nëse është e nevojshme i gjithë buxheti i bashkive do të shkojë për plehrat, duke dyfishuar kështu me paratë tona, xhepat e oligarkëve që pastrojnë paratë e pista me kompanitë e tyre të pastrimit. Të gjithë e mbajmë mend panoramën skandaloze gjatë sezonit të verës në çdo bregdet shqiptar e në çdo cep lagjeje të kryeqytetit. Paratë u jepen oligarkëve dhe tashmë Rama u premton akoma edhe më shumë, për një punë që nuk është menaxhuar siç duhet. "Ne do të vëmë në mars satelitin dhe do të na japë shumë informacione reale për mbetjet. Në kohë reale. Çdo vend depozitim do të jetë pjesë e punës së satelitit. S’do të ketë inspektorë"-u shpreh ai ndër të tjera.