JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Regjistrohet si “VRASJE” vdekja e 4 turistëve rusë tek Hotel Gloria/ “Dyshime asfiksie nga përbërës klori”
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22/10/2021 12:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

21:45 shënonte ora më 15 Tetor kur janë gjetur të vdekur, 4 turistët rusë nga recepsionistja e hotel Gloria në Qerret të Kavajës. Ngjarja e rëndë ende e pazbardhur është regjistruar si “vrasje” nga hetuesit. Shkaku i vdekjes misterioze të turistëve nuk është zbardhur ende nga policia teksa janë hedhur dyshimet e para nga hetuesit mjeko-ligjorë si “asfiksi nga përbërës kompleksë klori”. Ditën e sotme, përfaqësues të ambasadës rusë kanë kërkuar tërheqjen e trupave nga morgu, një javë pas ngjarjes. Ambasada ruse ka kërkuar zbardhje të plotë të ngjarjes nga shtetit shqiptar.

Dëshmia e recepsionistes:

Rreth 10 minuta më pas, mesa më kujtohet kam shkuar tek ambientet për kontroll dhe u kam thënë nëse u nevojitej diçka. I kam parë që po laheshin në pishinë dhe i pyeta nëse u nevojitej ndonjë gjë, më kanë thënë se duan privatësi. Jam ngjitur tek recepsioni ku jam marrë me punët e tjera deri në orën 21:45 kur kam shkuar tek turistët rusë bashkë me sanitaren S.D për t’i njoftuar se për pak ambientet e SPA do të mbylleshin. Kam parë turistët që ishin shtrirë njeri në shezlon, tjetri afër shezlonit dhe dy të tjerë në dysheme afër pishinës. Jam afruar pak dhe kam folur anglisht por nuk mora asnjë përgjigje, ndaj jam trembur dhe i kam thënë sanitares që do të lajmëroj stafin. Kanë ardhur dy klientë dhe stafi i hotelit dhe pasi kanë parë se ç’kishte ndodhur kanë lajmëruar ambulancën pasi po mendonim mos u kishte rënë të fikët. Pasi erdhi ambulanca me mjekun, kemi mësuar se turistët rusë kishin vdekur.