JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Gastronomët me ultimatum për MSh-në: Ndryshoni masat, do të protestojmë
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22/10/2021 12:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës i ka dhënë ultimatum vetëm edhe sot Ministrisë së Shëndetësisë, për ndryshim të masave antiCovid.

Ndryshe, nëse kjo nuk ndodhë sot, kjo shoqatë ka paralajmëruar protesta.

Lidhur me këtë paralajmërim për FrontOnline, ka folur sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica.

Ai ka thënë se nëse deri sot nuk do të ketë lirim të masave anti-COVID, atëherë të shtunën do të shqyrtojnë protestat.

“Ne e kemi bërë të qartë edhe dy ditë më parë në takimin me Ministren e Shëndetësisë në detyrë, Dafina Gexha ku ne ju kemi dhënë afat vetëm deri sot që në rast nuk ndryshojnë masat atëherë veprimet tona do të janë në përputhshmëri me dëmet që po ju bëhen duke shikuar mundësitë edhe për organizim të protestave”, theksoi Vranica.

Sipas tij, faturat e partive politike për grumbullimin me shumë njerëz në fushata po e paguajnë bizneset.

“Ne kemi kërkuar të lirohet ora e funksionimit të bizneseve, rritja e kapaciteteve të punës brenda lokaleve të gastronomisë dhe heqja e orës policore kjo ka qenë kërkesa e parë, përveç kësaj kemi kërkuar që vendimet e ardhshme mos ti prekin bizneset dhe të jenë më strategjike dhe të mos i paguam faturat të cilat e kanë bërë partitë politike me këto fushata ne si sektor i kemi paguar”, përfundoi Vranica.

Ndryshe, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, të mërkurën janë takuar me ushtruesen e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha, për të diskutuar rreth masave anti-COVID.

Sipas masave në fuqi lokalet po vazhdojnë të qëndrojnë të hapura deri në orën 21:30, pasi që nga ora 22:00 është edhe orë policore.