JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Futen në GREVË URIE të dënuarit në burgun e Burrelit! “Drejtori Agim Ismaili i trajton në kushte çnjerëzore”
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22/10/2021 11:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të burgosurit e burgut të Burrelit kanë hyrë në grevë urie, raporton për JOQ Albania një familjar i njërit prej të dënuarve. Ai ka denoncuar për redaksinë tonë kushtet çnjerëzore me të cilat trajtohen të burgosurit atje, teksa thotë u janë shkelur të gjitha të drejtat dhe privatësitë. Denoncuesi shprehet se u janë hequr 4 takime që i takojnë me ligj me familjarë, shokë apo të afërm dhe u janë kufizuar telefonatat me vetëm 10 numra, ndërkohë që këto të fundit u përgjohen. Ai kërko ndihmën e Avokatit të Popullit dhe organeve kompetente mbi këtë situatë që thekson se është krijuar pasi në krye të Burgjeve ka ardhur Agim Ismaili.

Denoncimi për JOQ:

Pershendetje joq. Jam nje familjar i nje te dënuari ne burgun e burrelit dua te denoncoj shkeljet qe po behen nga drejtoria e bugjeve ndaj te denuarve dhe te burgosurit ne burgun e burrelit kan hyre ne grev urie ju bej thirrje gjith familjarve te denuarve te ngrejn zerin e tyre per familjaret qe jan neper burgjet e shqiperis qe po ju shkelen te drejtat dhe privatsit : 1- ju kan hequr 4 takimet qe ju takojn me ligj 2 .ju kan ndaluar takimet me te afermit ,kusherinjt, miqte, shoket etj 3.ju kan kufizuar telefonat vetem me 10 numra edhe ato ju cenojn privatsit e te denuarve duke i pergjuar cdo telefonate. Ne familjaret por edhe te denuarit kerkojm nga ministrija drejtesis dhe nga organet kompetente te verifikohet edhe nga avokati popullit dhe te drejtat e njeriut kto shkelje . ju lutemi joq ta beni publike kete lajm qe kur esht ber Agim Ismailaj drejtor i pergjithshem ju jan veshtirsuar kushtet te denuarve dhe familjeve ne kundershtim me ligjin dhe kushtetuten prandaj te denuarit ne burgun e burrelit jane futur ne grev urie deri ne plotsimin e kerkesave te tyre sic kan qen me perpara as gje me teper. ju falenderoj dhe ju lutemi bejeni publike sepse kto jan shkelje e te drejtave te njeriut dhe ato njerez jan si gjith te tjeret.