JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Putin kritikon Perëndimin: Është krim monstruoz t’u mësosh fëmijëve se mund të ndryshojnë gjininë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22/10/2021 11:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vladimir Putin ka thënë se është 'monstruoze' që fëmijëve perëndimorë u mësohet se mund të ndryshojnë gjininë. Presidenti rus, duke folur në Soçi, tha se është "afër krimit kundër njerëzimit" që djemtë dhe vajzat e reja të mësojnë se si të bëhen transgjinorë . Udhëheqësi i Kremlinit tha:

Është e tmerrshme kur fëmijëve në Perëndim u mësohet ideja se një djalë mund të bëhet vajzë", duke pretenduar se rrezikon të shkatërrojë jetën e një brezi fëmijësh.

Putin është përballur rregullisht me kritika për shtypjen e tij ndaj komunitetit LGBT në Rusi, ku martesat e të njëjtit seks dhe 'propaganda homoseksuale' janë të ndaluara.

Putin është përballur rregullisht me kritika për shtypjen e tij ndaj komunitetit LGBT në Rusi, ku martesat e të njëjtit seks dhe 'propaganda homoseksuale' janë të ndaluara. Kjo vjen pasi martesat e të njëjtit seks në Rusi u ndaluan zyrtarisht kur ndryshimet e bëra në kushtetutën ruse në korrik 2020 hynë në fuqi në fillim të këtij viti. Kushtetuta e Rusisë tani thotë se martesa mund të ekzistojë vetëm midis një burri dhe një gruaje, dhe gjithashtu i ndalon njerëzit trans të adoptojnë fëmijë. Ai tha: '

Është një krim monstruoz kur fëmijët shtyhen të besojnë që herët se një djalë mund të bëhet lehtësisht vajzë, dhe anasjelltas. Ata shtyhen të besojnë se kanë një zgjedhje, të imponuar ndërkohë që prindërit janë lënë mënjanë. Dhe një fëmijë detyrohet të marrë një vendim që mund t'i prishë jetën.

Presidenti rus, duke folur në Soçi, tha se është "afër krimit kundër njerëzimit" që djemtë dhe vajzat e reja të mësojnë se si të bëhen transgjinorë.

Ai u ankua se "askush nuk konsultohet me psikologë fëmijësh nëse një fëmijë i një moshe të caktuar është në gjendje të marrë vendime të tilla".

Burimi:dailymail Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

Homoseksualiteti në Rusi ishte një vepër penale deri në vitin 1993 dhe klasifikohej si sëmundje mendore deri në vitin 1999. Në foto: Oficerët bllokojnë pjesëmarrësit e një mitingu nga anëtarët e komunitetit LGBT vitin e kaluar