Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar së fundmi në Dhërmi. Mësohet se gjatë natës së kaluar persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt banesës së familjes Bua në Dhërmi. Nga informacionet e deritanishme bëhet me dije se gjatë të shtënave me armë është vrarë papagalli i familjes. Familja Bua ka denoncuar kohë më parë grabitjen e pronave të saj në zonën e Dhërmiut.