JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Aktori i mirënjohur Alec Baldwin qëllon me armë manovër një grua gjatë xhirimeve dhe e lë të vdekur
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22/10/2021 10:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua ka vdekur dhe një burrë është plagosur pasi aktori Alec Baldëin qëlloi me armë zjarri në xhirimet e filmit në New Mexico. Policia tha se Baldwin e shkrepi armën gjatë xhirimeve të serialit Rust i kategorisë Western të shekullit të 19-të. Gruaja që gjeti vdekjen tragjike, Halyna Hutchins, u dërgua në spital me helikopter, por vdiq nga plagët e marra. Regjisori i filmit Joel Souza, është nën kujdesin e mjekëve. Një zëdhënës i Baldwin i tha agjencisë së lajmeve AP se incidenti kishte ardhur si pasojë e mosfunksionimit të një arme manovër të përdorur nga Baldëin në setin e xhirimeve.

42-vjeçarja Hutchins punonte si drejtore fotografie, ndërsa Souza, 48 vjeç, u mor nga vendi i ngjarjes me ambulancë, por detajet e plagëve të tij nuk janë bërë të ditura. Policia është ende duke hetuar incidentin në Bonanza Creek Ranch, një vend i njohur xhirimesh, teksa nuk është ngritur ende asnjë akuzë mbi Baldwin.

Incidente të tilla në xhirime janë jashtëzakonisht të rralla, por jo të padëgjuara. Armë të vërteta zjarri përdoren shpesh në xhirime dhe janë të mbushura me fishekë manovër. Në vitin 1993, Brandon Lee – djali 28-vjeçar i yllit të ndjerë të arteve marciale Bruce Lee, vdiq në xhirime pasi u qëllua aksidentalisht me një armë manovër gjatë xhirimit të një skene vdekjeje për filmin The Crow. Më vonë u përcaktua se arma e përdorur kishte shtënë më parë me plumb dhe një gëzhojë prej tij kishte mbetur në tytë. Kur më vonë u qëllua me fishekë manovër, gëzhoja u shkëput dhe u shkrep.

Burimi: BBC | Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA