JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Lajm i mirë: Në tri spitale kryesore nuk ka pacientë me Covid-19
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22/10/2021 10:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit, nuk ka në trajtim asnjë pacientë me COVID-19, sikurse edhe në Spitalin e Pejës dhe Vushtrrisë, ndërkaq në spitalet e tjera në trajtim janë 15 pacientë.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 57 pacientë, 24 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 11 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 6 pacientë

Spitali i Gjilanit, 3 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë.