JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Gazetari amerikan: Ish-gruaja e Ramës Delina Fico, dërgoi informacione nga Soros për Berishën në DASH
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22/10/2021 8:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Matt Palumbo, gazetari i njohur amerikan ka publikuar një investigim mbi lidhjet e Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken me miliarderin George Soros, në “Bongino”, portalin e konservatorëve amerikane. Në investigim përmenden edhe lidhjet e Delina Ficos, ish-bashkëshortes së Ramës dhe aktualen e Çuçit me fondacionin Soros dhe si ajo me mediat dezinformuese të këtij fondacioni, ndihmoi DASH të shpallte Berishën Non Grata në SHBA. Shkrimi thotë se nuk ka asnjë fakt se pse Blinken e shpalli Berishën Non Grata, por konstatohet se shkrimet për korrupsionin e Berishës i janë dërguar Departamentit të Shtetit nga ish-bashkëshortja e Edi Ramës.

Ai shkruan se Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim, ku Fico është Drejtore e Shoqërisë Civile, është një nga dy grupet e krijuar nga Soros dhe pikërisht ky është përgjegjës për dhënien e fakteve mbi korrupsionin e supozuar të Berishës tek DASH. Ai shton se i ati i Blinken ka pas qenë renditur i treti në listën e Bordit të të Besuarve, pas kryetarit Soros dhe Aryeh Neier dhe ai dhe gruaja e tij kishin lidhje të ngushta me qeverinë socialiste kur ky i fundit ka qenë ambasador i SHBA në Hungari (1994-1998).

“Përgjegjës për dhënien e fakteve mbi korrupsionin e supozuar të Berishës Departamentit të Shtetit është Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim. Instituti drejtohet nga një grua e quajtur Delina Fico, e cila është Drejtore e Shoqërisë Civile. Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim është një nga dy grupet e krijuar nga Soros (tjetri është Universiteti i Evropës Qendrore). Fico dikur ka qenë e fejuar me kryeministrin socialist Edi Rama dhe më pas u martua me Bledi Çuçin, një nga aleatët e ngushtë të Ramës. Me sa duket, Blinken nuk mund të flasë në emër të askujt tjetër në Departamentin e Shtetit kur bie fjala për lidhjet e tyre me Soros, madje as në emër të vetë babait të tij. I ati i Antony, Donald Blinken, dhe gruaja e tij Vera financuan Arkivat e Shoqërisë së Hapur Vera & Donald Blinken në Universitetin e Evropës Qendrore (ECU), e cila përmban një koleksion dixhital të dokumenteve historike hungareze. Në një raport të Soros Foundations Network më 2002, babai i Blinken renditet i treti në listën e Bordit të të Besuarve, pas kryetarit Soros dhe Aryeh Neier. Donald Blinken ka qenë Ambasador i SHBA në Hungari nga 1994 deri më 1998, pikërisht kur Soros po përgatiste terrenin atje, dhe ai e gruaja e tij kishin lidhje të ngushta me qeverinë socialiste”-shkruhet ndër të tjera në investigim.