JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Pak ditë më parë refuzoi çmimin “E moshuara e vitit”, Mbretëresha Elizabeth shtrohet në spital
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22/10/2021 0:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbretëresha Elizabeta II ka shfaqur probleme me shëndetin. Sipas asaj që raporton BBC raporton duke cituar pallatin mbretëror, mësohet se ajo e ka kaluar mbrëmjen e të mërkurës në spital, ku ka kryer disa kontrolle mjekësore. Ajo është kthyer në pallatin mbretëror mesditën e djeshme, në gjendje të stabilizuar. Në një deklaratë të enjten mbrëma, pallati mbretëror tha: “Pas këshillave mjekësore për të pushuar për disa ditë, mbretëresha u dërgua në spital të mërkurën pasdite për disa kontrolle mjekësore, për t’u kthyer në Kështjellën Windsor në drekë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore”.

Ditën e djeshme mbretëresha anuloi vizitën për në Irlandën e Veriut pas këshillës së mjekëve. Ajo pranoi pas disa këmbënguljesh të ndryshonte axhendën e saj, duke thënë se ishte shumë e mërzitur për këtë fakt.