JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

China Suarez e “rrezikshme”! Pas Icardit, flirt i bujshëm me argjentinasin Rodrigo De Paul
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21/10/2021 23:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Wanda Nara-Mauro Icardi është padyshim telenovela e momentit, e cila tani është pasuruar me detaje të reja pasi China Suarez ka reaguar. Por tashmë skandalit i është bashkuar një aktor i ri: Rodrigo De Paul, lojtar i kombëtares argjentinase dhe Atlético Madrid. Ky i fundit thuhet se ka qenë i lidhur me Eugenia 'China' Suarez, e cila u bë shkak për tradhtinë e Icardit. Rodrigo De Paul duke dëgjuar këto lajme ku është përfshirë edhe emri i tij ka reaguar për gazetarin Flavio Azzaro dhe ka thënë:

Ata janë çmendur. Nuk e di nga erdhi kjo por nuk e kam parë kurrë Suarezin në jetën time. Betohem për Françeskën (vajzën time) që se kam parë, kam komunikuar apo diçka. Unë nuk e njoh atë apo asgjë, nuk e kuptoj nga e marrin këtë.

Thashethemet nisën të hënën në Los Angeles de la Mañana, ku Yanina Latorre tha se aktorja Suarez kishte pasur një lidhje me lojtarin e Real Madridit. Mirëpo më vonë gazetarja Mina Bonino sqaroi: “Kam folur me Ángel de Brito, lojtari i përfshirë më tha se nuk është nga Real Madridi, është nga Atlético. Nuk do të them asgjë tjetër, shikoni programin nesër.

Burimi:elcomercio Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA