JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

U vesh si fantazmë për të bërë shaka me fqinjët, e reja qëllohet për vdekje
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 21/10/2021 22:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Meksikë, ku një vajzë e re mes 20-25 vjeç u qëllua për vdekje për shkak se u vesh zi fantazmë dhe doli të ecte rrugës. Në fakt e gjitha ishte një shaka nga ana e saj, por që përfundimi ishte tragjik. Ajo doli duke ecur në rrugët e qytezës Naucalpan de Juarez, dhe po përpiqej të imitonte“Gruan që qan”, e njohur si "La Llorona" në vendet latine, duke u veshur me një fustan të bardhë dhe me vello.

Sipas legjendës, "Gruaja që qan” ecën nëpër rrugë për të vajtuar për fëmijët e saj të vdekur, të cilët i ka mbytur vetë për t'u hakmarrë ndaj burrit që e tradhtoi me një tjetër. Nga dëshmitë e banorëve, u mësua se e reja kishte dalë në rrugë dhe ishte dëgjuar duke ulëritur “oh fëmijët e mi”. Ajo u qëllua për vdekje nga një banor i cili ishte frikësuar nga ajo që kishte parë.

Amerika Latine njihet në fakt për legjenda dhe histori të tilla, ku konkretisht historia e "Gruas që qan" u tregohet fëmijëve me qëllim që të mos dalin natën jashtë në errësirë.