JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Rolls Royce” 300,000£ i Paul Pogbas i shpëton motit ekstrem në Angli, era e fortë rrëzon pemët në tokë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21/10/2021 22:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Makina luksoze “Rolls Royce” 300,000 £ e Paul Pogba-s për pak sa s’u godit nga një pemë e madhe ndërsa erërat e forta vazhdojnë të godasin Manchesterin këtë javë. Gruaja e mesfushorit të Manchester Untied, Maria Zulay Salaues, postoi një imazh të makinës së çiftit të enjten në mëngjes, ku shihej se si një pemë e rrëzuar ishte pranë makinës së tyre. Modelja boliviane, 27 vjeç shkroi në Instagram:

Kjo ndodhi mbrëmë.

Erërat e forta kanë përfshirë Manchesterin këtë javë, me një mini tornado që goditi Manchesterin në fillim të kësaj jave, duke shkaktuar masakër në zonë. Banorët në Cheshire kanë postuar imazhe dhe video të pemëve të rrëzuara, gardheve të thyera dhe mbeturinave në rrugë gjatë gjithë javës. Pogba, i cili fiton 290,000 £ në javë në Manchester United, luajti në fitoren 3-2 të skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve ndaj skuadrës italiane Atalanta të mërkurën në mbrëmje.

Burimi:dailymail. Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA