JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Unë ty të lidhi” – Votuesi në Prishtinë thotë se në sy të vajzave u kërcënua rëndë nga kryesuesi i VV-së
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21/10/2021 19:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një qytetar nga Prishtina me emrin Ekrem Çitaku po pretendon se datën e zgjedhjeve në një vend-votim është kërcënuar nga kryesuesi i VV-së.

Kërcënimi sipas tij ka ndodhur në sy të vajzave dhe nënës së tij, teksa kryesuesi i VV-së i është drejtuar me fjalët “unë ty kam me të çu me të lidhë”, shkruan lajmi.net.

Sipas Çitakut, gjithçka kishte ndodhur pasi ai kishte kërkuar nga dikush që ta fotografojë bashkë me vajzat e tij duke hedhur votën në kutitë e votimit.

Për këtë çështje, Çitaku ka thënë se është njoftuar edhe Policia e Kosovës, por që polici me gradën rreshter, Faton Topalli, ka kërkuar që kinse në emër të prokurores t’i fshijë incizimet ku dëgjohet kryesuesi i VV-së duke kërcënuar.

Këtë video, ankuesi ka thënë se nuk e ka publikuar askund.

Të gjitha këto detaje janë bërë të ditura nga PZAP në ankesën të cilën e ka deponuar ky qytetar, mirëpo që e njëjta është hedhur poshtë.

Detajet e plota në lidhje me rastin mund t’i gjenKËTU.