JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Treni shkel për vdekje një person në Pejë, viktima ishte shtrirë në shina
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21/10/2021 19:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas policisë dyshohet se ai i ka dalë trenit përpara.

“Rreth orës 18:35 kemi pranuar një informatë se treni i cili ishte në lëvizje Prishtinë – Pejë, duke arritur në stacionin e Pejës ka goditur një person për vdekje. Viktima dyshohet se i ka dalë përpara trenit”, tha ai.

Gashi tha se në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë e Policës, dhe se detaje tjera do të publikohen më vonë.