JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Po kalonte rrugën/ Makina përplas 21-vjeçarin në aksin Tapizë-Thumanë, rëndë në spital
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 21/10/2021 19:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident ka ndodhur mbrëmje e sotme aksin rrugor Tapizë-Thumanë, si pasojë e të cilit është plagosur një 21-vjeçar. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se ai u përplas nga një makinë që drejtohej nga shtetasi A. K. 28 vjeç teksa ishte duke kaluar rrugën. Raportohet se gjendja e 21-vjeçari të identifikuar si Xhelson Gabili paraqitet e rëndë, ndërkohë që është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës/Informacion paraprak Me datë 21.10.2021, rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tapizë-Thumanë, mjeti me drejtues shtetasin A. K., 28 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. K., këmbësor, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Foto ilustruese