JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Ne jemi Alitalia”/ Stjuardesat zhvishen në shenjë proteste për falimentimin e linjës së famshme ajrore
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 21/10/2021 19:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Linja ajrore italiane e fluturimeve "Alitalia" u mbyll pas 75 vitesh shërbim si transportuesi kombëtar i Italisë. Më 15 tetor ishte fluturimi i fundit dhe të gjithë fluturimet që ishin planifikuar pas kësaj date u anuluan. Linja ajrore shtetërore italiane, e cila është pjesë e aleancës SkyTeam që përfshin Delta Air Lines, Air France dhe KLM, ka pasur probleme financiare të hershme dhe ka deklaruar falimentimin në maj 2017.

Ndërkohë disa stjuardesa janë mbledhur në sheshin përpara Kapitolit për të protestuar në lidhje me mbylljen e linjës dhe në shenjë simbolike hoqën uniformat pasi janë kundër shitjes së Alitalias te “Ita Airways”. Protesta zgjati 30 minuta dhe pas heqjes së uniformave, ato thirrën në kor: “Ne jemi Alitalia”.

Burimi: lastampa.it| Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania