JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Autoritetet ruse në alarm! Zbulohet një variant i ri i Covid, shumë herë më ngjitës së “Delta”
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 21/10/2021 18:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rusia ka raportuar disa infeksione me një variant të ri të koronavirusit që besohet të jetë edhe më ngjitës se Delta, teksa gjatë ditëve të fundit në vend është regjistruar një numër i lartë viktimash dhe rastesh të reja. "Është e mundur që varianti i quajtur "AY.4.2" të përhapet gjerësisht"– tha sot Kamil Khafizov, një studiues i lartë në mbikëqyrjen e shëndetit të Rusisë.

Varianti i ri mund të nxisë një rritje në shkallën e rasteve të reja Covid dhe madje mund të zëvendësojë variantin Delta përfundimisht, megjithëse procesi ka të ngjarë të jetë i ngadaltë, tha Khafizov. Paralajmërimet e tij kanë ardhur në të njëjtën ditë kur task-forca qeveritare ruse ka regjistruar 1,036 vdekje të lidhura me koronavirus dhe një rekord të infektimeve prej 36,339 personash.

Rusia ka numrin më të madh të viktimave me koronavirus në Evropë dhe të katërtin në botë. Po ashtu ditën e djeshme presidenti Vladimir Putin u shpreh se duke nisur nga data 30 tetor do të pezullojë punën për një javë si masë parandaluese e përhapjes së virusit.

Burimi: rferl.org | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania