JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Balluku: Do veprojmë me “grusht të hekurt” me makinat pa licencë që marrin pasagjerë!
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 21/10/2021 17:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka paralajmëruar së fundmi se ditën e nesërme policia do të dalë në rrugë, duke vepruar me “grusht të hekurt” kundër transportit informal, automjeteve që veprojnë pa licencim. Balluku gjatë takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e Shoqatave të Transportit Ndërqytetas lidhur me situatën në këtë sektor paralajmëroi se do të veprohet pa dallim.

Ajo tha:

Policia e Shtetit duke nisur që nesër do të ketë një aksion për subjektet e palicencuara, automjetet private që hapin dyert për transport publik. Do ta bëjmë me “grusht të hekurt”, do të ndalojë njëherë e mirë i gjithë transporti i paligjshëm, që afekton negativisht transportin.

Ministrja nuk ka dhënë asnjë premtim për çmimin e naftës, por vetëm paralajmërim për personat që nxjerrin bukën e gojës.