JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

DnV: PZAP anulon zgjedhjet në komunën e Hanit të Elezit
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21/10/2021 16:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, ka bërë të ditur se PZAP ka anuluar zgjedhjet në komunën e Hanit të Elezit.

Kështu në këtë komunë do të ketë rivotim.

Sipas Cakollit, vendimi i PZAP-së konstaton se në Han të Elezit ka pasur minim të integritetit të procesit zgjedhor, si rezultat i presionit ndaj votuesve dhe shitblerjes së votave nga ana e kandidatit të PDK-së.

Kandidati i PDK-së sipas rezultateve të KQZ-së ka marrë me 50.98% të votave.

Rezultatet nga 100% të vendvotimeve të procesuara:

Mehmet Ballazhi (PDK) – 2.485 vota apo 50,98%

Rufki Suma – 2.070 vota apo 42,47%

Sherif Berisha (LVV) – 319 vota apo 6,54%

Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të dërgojë në rinumërim edhe 23 vendvotime në total, të cilat nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta, pasi ka pasur probleme të natyrave të ndryshme, kryesisht teknike.

Vendvotimet i takojnë komunave të ndryshme. Tetë janë për zgjedhjet për kryetarë të komunave e 15 tjera për zgjedhjet për kuvende komunale.

Procesi i numërimit të tyre do të fillojë pasditen e sotme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

KQZ-ja ka lënë mundësinë që të shtohen në këtë listë edhe ndonjë vendvotim tjetër

Në QNR pritet që gjatë kësaj jave të fillojë edhe numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave të ardhura përmes postës nga votuesit nga jashtë.

Shefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka treguar se gjatë pranimit të materialeve në QNR një numër i vendvotimeve nuk ka mundur të procesohen si të rregullta, shkaku i disa parregullësive, si ndërrimit të numrave të sigurisë, mospërputhje të numrit të votuesve me kusht dhe numrit të fletvotimeve me kusht.

PostimiEugen Cakolli.