JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Skandal me hetimet për vdekjen e rusëve: Miqtë e tyre të mbijetuar u morën në pyetje nga guida ukrainase
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21/10/2021 15:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe pak ditë na ndajnë që të bëhet një javë që nga vdekja e katër turistëve rusë në hotel "Gloria" në Qerret, por sërish vdekja e tyre nuk dihet si ka ndodhur.Hetimet për këtë ngjarje e cila ka marrë përmasa të mëdhaja janë në vendqëndro për shkak të gabimeve që grupet e hetimeve kanë bërë. Së fundmi "TCH" ka mësuar se katër turistët rusë që shoqëronin në udhëtimin në Shqipëri, turistët që humbën jetën janë pyetur nga përkthyesja e tyre ukrainase.

Edhe pse në Ministrinë e Drejtësisë janë të licensuar 1400 përkthyes që kanë detyrimin dhe përgjegjësinë që të asistojnë gjatë shoqërimit, marrjes në pyetje në komisariate dhe në gjykata të shtetasve të huaj, asnjëri prej tyre nuk i ka marrë në pyetje turistët rusë. Ka qenë Maria Bucakiskam një 30-vjeçare nga Ukraina që i ka përkthyer pasi ka qenë edhe guidiere e grupit të turistëve me rusë. Jana Emelina, Aleksander Mikalov, Elena Mikalova dhe Olga Rybalko janë turistët rusë që erdhën me pushime në Shqipëri, por që u larguan menjëherë pas vdekjes së mistershme të katër turistëve të tjerë. Këta turistë i kanë treguar guidieres se bashkëkombasit nuk kishin asnjë problem shëndetësor. “Vazhdimisht i kam pyetur”, thotë 30-vjeçarja nga Ukraina, “nëse kanë ndonjë shqetësim dhe ata thanë se ishin të kënaqur dhe të lumtur.”

Më tej guidierja ukrainase ka thënë se viktimat ishin nismëtarët dhe propozuesit që grupi të udhëtonte drejt Maqedonisë së Veriut ku dhe qëndruan në lokalin Tomato në Ohër. Ndërkohë Xhudiljana Pole, menaxherja e hotel "Gloria" kur rusët qendruan nga e diela deri të premten ka deklaruar se turistët në të shumtën e kohës e kalonin jashtë hotelit dhe për të udhëtuar kishin marrë një automjet me qera. Ajo ka treguar se turistët kanë kërkuar pishinën dimërore një ditë para dhe stafi është kujdesur që protokolli të ndiqej ashtu siç duhet, duke u matur temperatura dhe duke u kontrolluar mirë aspiratorët.

Ndërkohë kujtojmë se ka qenë Ndricim Halilaga punonjësi që pastroi pishinën dhe hodhi një gotë ujë pluhur me 60 ton ujë që mbante pishina.