JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Donte të kërcente më shumë në dasmë/ Polici merr më qaf edhe kolegët, salla operative ”mbytet” nga telefonatat
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21/10/2021 15:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prania në një dasmë i ka kushtuar lirinë një efektivi të policisë dhe kolegëve të tij në Tiranë. Raportohet se efektivi i policisë Durim Murja në një rast u ka kërkuar kolegëve të tij që të shkelin detyrën dhe të mos reagojnë për një dasmë që ai vetë ishte i ftuar.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur më datë 14 gusht, ku jashtë orarit të lejuar, rreth orës 00:40 është njoftuar salla operative dhe efektivi Jashar Shehu për të kryer një kontroll në lagjen Shkozë pasi tek “Kamberi” kishte dasmë me muzikë të lartë dhe shqetësonte banorët edhe pse jashtë orarit policor që parashikon mbyllje pas orës 23:00.

Sipas Fax News, efektivi i policisë Arjan Balla shkoi për kontroll në këtë lokal dhe pa se dasma po zhvillohej ende, megjithatë njoftoi sallën se denoncimi i ardhur ishte i rremë. Por, pas kësaj e njëjta situatë përsëritet sërish pas disa minutash denoncime të tjera kanë ardhur nga qytetarët lidhur me shqetësimin që u vinte nga muzika e lartë. Pavarësisht kësaj efektivët rreth orës 01:15 dhe 01:20 kanë njoftuar se denoncimi ishte i rremë.

Ndërkohë, nga përgjimet rezulton se Durim Murja i cili ishte në përgjim ishte i pranishëm në këtë dasmë dhe gjatë një komunikimi me Arjan Ballën i ka kërkuar që të mos ua ndërpresë dasmën dhe të lejojë që muzika të vazhdojë dhe për disa minuta.

Balla shprehet i shqetësuar për ankesat dhe presionin që i vinte disa herë nga salla operative, pasi i kishte gënjyer tre herë duke thënë se denoncimi për muzikë kishte qenë i rremë. Nisur nga shkeljet e vazhdueshme në fjalë, prokuroria ka lëshuar urdhër arresti për efektivët e policisë:

Durim Murja -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Jashar Shehu -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Arjan Balla -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Kujtojmë se Durim Murja shkeli sërish detyrën ditën e djeshme, kur kolegu i tij i kërkoi të dhënat e një vajzeje që kishte parë në lavazho dhe i ishte fiksuar. Murja, i kërkoi një kolegeje të telefonojë sallën operative të Komisariatit të Policisë Nr.1 dhe në këtë mënyrë gjeti të dhënat e vajzës që kërkonte kolegu i tij.

FOTO ILUSTRUESE!