JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Gratë protestuan për të drejtat e tyre/ Talebanët dhunojnë gazetarët, shkak transmetimi i protestës
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21/10/2021 13:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Talebanët kanë dhunuar disa gazetarë për t'i parandaluar ata të transmetojnë një protestë të grave në qendër të Kabulit. Rreth 20 gra arritën të protestojnë në qendër të kryeqytetit afgan për më shumë se një orë e gjysmë, për të mbrojtur të drejtat e tyre për arsimim dhe punë pa u arrestuar apo rrahur nga talebanët e pranishëm në vendngjarje.

Të veshur me shalle shumëngjyrëshe, pallto dhe pantallona, protestueset bërtisnin: "Papunësia, varfëria, uria" dhe "Ne duam të punojmë", duke kërkuar gjithashtu që shkollat për vajza të rihapen. Kujtojmë se protesta e mëparshme e grave në Afganistan më 30 shtator, u prish nga talebanët pak minuta pasi filloi. Në protestën e sotme, talebanët i penguan gazetarët t’i afroheshin grave, të fotografonin apo të filmonin protestën e tyre.

Οι Ταλιμπάν χτύπησαν δημοσιογράφους για να μην καλύψουν διαδήλωση γυναικών στην Καμπούλ

Një nga gazetarët që ishte i pranishëm në vendngjarje u godit nga një armë, ndërsa talebanët filluan ta godasin me këmbë për t'u larguar nga vendi, ndërkohë që njëri prej tyre e kërcënoi. Disa nga talibanët mbanin pushkë AK-47 dhe M-16. Gratë nuk u sulmuan fizikisht gjatë marshimit, por talebanët u përpoqën vazhdimisht të shuanin protestat, megjithëse nuk bënë asnjë arrestim. Përfundimisht, gratë vendosën t'i japin fund protestës së tyre, tha një nga organizatoret për AFP.

Αφγανιστάν: Οι Ταλιμπάν χτύπησαν δημοσιογράφους για να μην καλύψουν διαδήλωση γυναικών στην Καμπούλ - ΒΙΝΤΕΟ | ενότητες, κόσμος | Real.gr

“Kjo është situata: talebanët nuk kanë respekt për asgjë. "As gazetarët – të huaj apo vendas, as grat.”-u ankua një nga organizatoret e mobilizimit, Zahra Mohamadi.

"Mesazhi im për të gjitha vajzat në vend është: Mos kini frikë nga talebanët edhe nëse familja juaj nuk ju lejon të largoheni nga shtëpia. Mos kini frikë. Dilni, ejani, bëni sakrifica. Luftoni për të drejtat tuaja. Bëjeni atë për të ndryshuar gjërat për brezin e ardhshëm.”-shtoi ajo.

Burimi: www.zougla.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA