JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Më qëlloi direkt me grusht”, zbardhet dëshmia e kryebashkiakut që u dhunua sot: Biznesmeni ishte i dehur
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21/10/2021 13:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është zbardhur dëshmia e kryetarit të Bashkisë së Selenicës Pëllumb Binaj i cili u dhunua nga një qytetar i zonës. Binaj ka treguar se sherri me 57-vjeçarin e quajtur Pellat Bonaj ka ardhur pas një “premtimi” të supozuar që kryebashkiaku i ka bërë biznesmenit Bonaj në lidhje me linjën e furgonave Vlorë-Sevaster. Më tej kryebashkiaku ka treguar se me Bonajn janë takuar në një lokal në Vlorë dhe sapo e ka parë ai e ka qëlluar me grusht.

Pellat Bonaj më qëlloi dhe kërcënoi, nuk pranoi të flisnim për shqetësimin! E konsideroj të dehur. Licencat nuk jepen me firmën time, Pellati e ka marrë nga bashkia e Vlorës. I kam kërkuar Pellatit që të lejonte 1 nga oraret për një djalë nga Selenica. Të dy kanë pasur licenca nuk kam favorizuar asnjë. Kam kërkuar të zgjidhin problemet e orarit. Më qëlloi direkt me grusht.