JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Von Cramon me kritika ndaj BE-së, kërkon liberalizim vizash për Kosovën
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21/10/2021 13:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se Samiti i BE-Ballkani Perëndimor ka qenë një paradë e hipokrizisë.

Eurodeputetja në fjalimin e saj në Parlamentin Evropian tha se BE-ja duhet që të jetë kredibile në Ballkan dhe mes tjerash t’i liberalizojë vizat për Kosovën.

“Samiti i Bërdos mes BE-së e Ballkanit Perëndimor në Slloveni ishte një paradë e hikokrizisë, fjalëve boshe, zmbrapsjes autokratike dhe mbi të gjitha, shtirjes. BE-ja duhet të jetë kredibile në ofertën e saj për Ballkanin Perëndimor dhe vlerësimet në rajon duke: Riforcuar EUFOR-in në Bosnje e Hercegovinë, duke i hapur bisedimet e anëtarësimit menjëherë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke e realizuar liberalizimin e vizave për Kosovë dhe kushtëzim për shtet ligjor të rreptë për Serbinë dhe Malin e Zi”, ka thënë Cramon.

Tutje ajo ka thënë se nëse BE-ja nuk luan rol vital në Ballkan atëherë ëndërra që të bëhet një bashkim gjeopolitik mbetet vetëm ëndërr.

“Ballkani Perëndimor nuk është fqinji jonë, është oborri ynë i brendshëm. Është një rajon që do të thotë shumë për BE-në, pasi ne ndajmë kaq shumë së bashku. Nëse Bashkimi Evropian nuk mund të luajë një rol kryesor atje, atëherë ëndrra jonë për t’u bërë një bashkim gjeopolitik është me të vërtetë vetëm një ëndërr”, ka thënë Von Cramon.