JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Talebanët masakrojnë volejbollisten e re: I prejnë kokën dhe postojnë foto në rrjetet sociale
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21/10/2021 13:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Talebanët ka prerë kokën e një volejbollisteje dhe fotot i kanë postuar në rrjetet sociale. Mahjabin Hakimi, një yll në rritje i Klubit të Volejbollit në Komunën Kabul, u masakrua nga xhihadistët në fillim të këtij muaji, tha trajneri i saj në një intervistë me The Persian Independent . Raportet kontradiktore në mediat sociale thanë se Mahjabin ishte vrarë në mënyrë misterioze një javë para se talebanët të merrnin Kabulin, me një certifikatë vdekjeje që supozohej se tregonte datën e vdekjes së saj në muajin gusht.

Mahjabin ishte një nga vetëm dy vajzat që luajtën për ekipin që nuk arritën të shpëtonin pas rënies së Kabulit, tha trajneri i saj.

Pretendime të tjera thanë se ajo kishte kryer vetëvrasje. Një fotografi e supozuar e kufomës së Mahjabin tregoi një dëmtim në qafën e saj, por është e pamundur të thuhet nga se është shkaktuar. Vdekja e vajzës vetëm tani po raportohet sepse trajneri tha se militantët islamikë kërcënuan familjen e saj që të mos i tregonin askujt se çfarë kishte ndodhur. Pasi imazhi u shpërnda në internet, trajneri vendosi që të fliste.

Një fotografi që po qarkullon në mediat sociale supozohet se tregon kufomën e vajzës.  Ka një lëndim në qafë edhe pse është e pamundur të thuhet nëse kjo është shkaktuar nga një teh apo një ligaturë.

Të gjithë lojtarët e ekipit të volejbollit dhe pjesa tjetër e sportisteve janë në gjendje të keqe dhe në dëshpërim dhe frikë. Të gjithë janë detyruar të ikin dhe të jetojnë në vende të panjohura.

Mahjabin luajti volejboll për klubin e Kabulit para se talebanët të merrnin pushtetin. Trajneri tha se ajo ishte një nga vetëm dy vajzat që nuk kishin arritur të iknin nga Afganistani. Raportet se asaj i është prerë koka kanë nxitur frikën mes sportisteve të tjera që janë fshehur. Nën interpretimin e tij të rreptë të ligjit të Sheriatit, talebanët nuk i lejojnë gratë të luajnë sport ose nuk i lejojnë ata të marrin pjesë në punë ose arsimim. Ata që kundërshtojnë dekretet e grupit terrorist rrezikojnë torturën dhe vdekjen. Ekipi kombëtar i volejbollit i grave afgane u ka bërë thirrje organizatave të huaja për ndihmë për t'i larguar ato nga vendi, por deri më tani kanë qenë të pasuksesshme.

Burimi:dailymail Përtkheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

Mahjabin Hakimi, një yll në rritje në Klubin e Volejbollit të Komunës së Kabulit, u masakrua pa mëshirë nga xhihadistët në fillim të këtij muaji, tha trajneri i saj për The Persian Independent.