JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Vdiqa me të puth”, Fifi dhe Graniti nuk i rezistojnë dot njëri-tjetrit në shtrat
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21/10/2021 13:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një prej çifteve që ka ngjallur më shumë interesin e publikut brenda shtëpisë së BBV është këngëtarja Filloreta Raçi dhe modeli i njohur shqiptar nga Kosova Graniti. Dyshja e lezetshme kanë marrë të gjithë vëmendjen e mediave rozë me zënkat dhe gjestet e tyre të ëmbla. Teksa të gjithë i shohin si çift, ata kanë nisur t’i shprehin njëri-tjetrit interesin dhe ndjenjat. Afrimiteti mes tyre sa vjen e rritet. Dyshja flenë afër me njëri-tjetrit dhe së fundmi kanë shkëmbyer fjalë dhe shikime romantike. Fifi i ka shprehur dëshirën e madhe për ta përqafuar, ndërsa Graniti për ta puthur.

DIALOGU NË SHTRAT

Fifi: Je shumë i mirë

Graniti: Edhe ti

Fifi: Ti je më i mirë se unë

Graniti: Jo, ti je më e mirë dhe më e kujdesshme

Fifi: Vdiqa me të përqafu

Graniti: Edhe unë ty me të puç (puth)

Fifi: (Qesh)

Graniti: Duhet të kemi durim

Ata kanë shtrënguar duart dhe kanë fjetur.