JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kryebashkiaku “i premtoi” biznesmenit transportin e furgonave Vlorë-Sevaster, ai e mbyti në grushte
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21/10/2021 11:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Detaje të reja janë bërë me dije nga incidenti i ndodhur në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Selenicës Pëllumb Binaj. Ditën e sotme u mësua se 57-vjeçar i quajtur Pellat Bonaj, e kishte dhunuar kryebashkiakun në zyrën e tij me një motivacion që lidhej me postin që ai mban. Sipas informacioneve, konflikti mes tyre ka ardhur pas një “premtimi” të supozuar që kryebashkiaku i ka bërë biznesmenit Bonaj në lidhje me linjën e furgonave Vlorë-Sevaster. Burimet thonë se Binaj i ka dhënë të drejtën e ushtrimit të aktivitetit një subjekti tjetër e jo Bonajt, pas një marrëveshje të mëparshme mes palëve. Pasi Bonaj i ka kërkuar llogari kryebashkiakut, debati ka degjeneruar deri në përleshjen me grushte me Pëllumb Binajn.