JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Pamje të tjera nga rrëmbimi i Jan Prengës/ Rrëmbyesit heqin maskat dhe ndërrojnë rrobat, kopshtari kujdeset për gjithçka
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21/10/2021 10:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të tjera pamje tronditëse janë publikuar në lidhje me pengmarrjen e Jan Prengës në janar të vitit 2020 për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Në pamjet e mëposhtme të siguruara nga "BW" mund të shihet momenti kur rrëmbyesit e 49-vjeçarit pasi e kanë vrarë Prengën përpiqen të fshijnë çdo gjurmë që i lidh me këtë ngjarje.

Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë brenda garazhit të kompleksit luksoz "Golden Resort" në Shijak ku shihet se trupi i 49-vjeçarit Jan Prenga nxirret i zhveshur. Në pamje mund të shihet se si 4 autorët, tashmë të shkujdesur plotësisht, pasi kanë sistemuar trupin e Jan Prengës, shfaqen në garazh të pamaskuar. Ndërkohë një nga personat që shfaqet vazhdimisht në pamje është Festim Bexhdili, kopshtari i resortit. Ky i fundit kujdeset për gjithçka, pasi u sjell atyre rroba për ndërrim dhe mjetet e duhura për zhdukjen e trupit të Jan Prengës.