JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Enkel Joti torturon pacientët me kancer! Shpërthen në lot e moshuara: S’vijnë mjekët të më takojnë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21/10/2021 10:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

QSUT i Enkel Jotit, vazhdon e sorollat pacientët e sëmurë me kancer në shërbimin Onkologjik në Tiranë. Lirie Lepi vjen nga Korça por nuk po mund të marrë shërbim teksa vërdalliset dyerve të spitaleve të kryeqytetit. 67-vjeçares i është komunikuar se ka kancer në veshka, kjo si pasojë e një metastaze e cila ka pasur shtrirje në disa pjesë të trupit. Ajo ka kërkuar ndihmë nga mjekët dhe koordinatori i pavionit, por asnjëri prej tyre s’ka pranuar ta takojë. “Nuk duroj dot më, le t’më japin një shpjegim. A e kam për ta hequr, a e kam kancer, a kam nev0jë për ilaçe, a s’kam nevojë...pse na vërtisin kështu me bijë... S’kemi bukë të hamë”-është shprehur një e sëmurë, me lot në sy teksa mallkon sistemin.