JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kandidatja e LVV-së për asamble në Rahovec pretendon se komisionerët e partisë së saj ia vodhën votat
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21/10/2021 9:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale të Rahovecit, Eliesa Rashiti po pretendon se komisionerët e kësaj partie ja kanë vjedhur votat.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rashiti ka falënderuar qytetarët për siç thotë ajo qindra votat që ia dhanë.

Por sipas saj me hajna nuk ka ndryshim.

“Të dashur qytetarë, që dëshmuat se jeni me qindra e qindra ,që më besuat dhe që më votuat për asambleiste, më lejoni t’iu falenderoj nga zemra për mbështetjen tuaj. Me hajna, me hajna nuk ka ndryshim! Kokën lartë, kurrizin drejtē vazhdoj tutje.”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Eliesa Rashitit:

Të merresh me politik është sfid vërtet e madhe, sidomos kur je edhe femer. Kur besimin e fituar të qytetarëve, komisionerët e partisë tënde ta vjedhin në kutin e votimit.

Të dashur qytetarë, që dëshmuat se jeni me qindra e qindra ,që më besuat dhe që më votuat për asambleiste, më lejoni t’iu falenderoj nga zemra për mbështetjen tuaj.

Me hajna, me hajna nuk ka ndryshim !

Kokën lartë, kurrizin drejtē vazhdoj tutje.

Sinqerisht! E.R

Postimi i Eliesa Rashiti.