JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Brukseli kritikon SPAK: Korrupsioni ka mbytur Shqipërinë, arresto “kokat”! Rama i rrezikshëm për mediat!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21/10/2021 9:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

RAPORTI I KOMISIONIT EUROPIAN

“Dënimet në rastet që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë ende mbeten të kufizuara, duke nxitur një kulturë mosndëshkimi brenda niveleve më të larta të shtetit. Strukturat e specializuara kundër korrupsionit (SPAK dhe gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar) duhet të hetojnë dhe të ndjekin penalisht korrupsionin në të gjitha nivelet. Në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit, duke mbetur një çështje shqetësuese serioze. Atmosfera e sulmeve verbale, fushatat e njollosjes dhe aktet e frikësimit ndaj gazetarëve nuk janë përmirësuar. Tensionet mes aktorëve politikë dhe gazetarëve janë rritur gjatë krizës COVID-19 dhe në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare. Vetërregullimi në mediat online duhet të sigurohet. Parlamenti dhe qeveria duhet të mbështesin angazhimin për të siguruar që çdo ndryshim i mundshëm në ligjin për mediat të jetë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias”.

Teksa SPAK shtrohet në dreka e darka gala, sa me ministrin e Drejtësisë e sa me Veliajn, në një raport të fundit të KE, dënohet mosveprimi ndaj “elitës”, kokave të korrupsionit që shijojnë paratë e popullit pa u ngecur kafshatë në fyt. BE ka qenë kritik me SPAK në progres raportin e fundit, ku thekson se po goditen vetëm dytësore e tretësorë në gjithë procesin e korrupsionit në politikë. Në raport shruhet se SPAK po nxit kulturën e mosndëshkimit, e rrënjosur thellë në vend, ndaj zhvatësve të parave publike. Raporti thekson se dosjet e pushtetarëve janë mbyllur dhe korrupsioni ka pushtuar vendin.

SPAK, institucioni i cili ka marrë bekimin e SHBA, institucioni që u financua nga BE për të luftuar korrupsionin në një vend të vogël me aq shumë oligarkë, e ka thyer besimin e ndërkombëtarëve dhe shqiptarëve. Ky institucion ka për detyrë të arrestojë koka të mëdha e jo të bëjë show me drejtorë të vegjël, që nuk u njihet as emri. Në raport po ashtu kritikohet edhe lufta që Rama u ka hapur mediave opozitare dhe tentativat për të minuar zërin e tyre. Kjo i adresohet drejtpërdrejt Edi Ramës, i cili sulmon vazhdimisht verbalisht shtyllën më të rëndësishme të demokracisë së vendit. Brukseli i rikujton SPAK dhe Ramës pikat që po i cënohen më shumë qytetarëve të vendit, xhepat dhe mundësia për informim të paanshëm.