JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

RAPORTI i FMN: Shqipëria, shteti me VDEKSHMËRINË MË TË LARTË në Europë nga Covid
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21/10/2021 8:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në “Pasqyrën Rajonale Europiane të tetorit 2021”, grafik i publikuar së fundmi nga Fondi Mometar Ndërkombëtar, rezulton se Shqipëria kishte rritjen më të lartë të vdekjeve në Europë në vitin 2020, 20% më të larta në raport me mesataren e 2015-2019. Vendi ynë mban vendin e parë në Europë për këtë rritje vdekshmërie të shtuar, teksa ndiqet nga Maqedonia e Veriut (rreth 18%) dhe Kosova e treta me rreth 17%. Serbia ndërkohë kishte vdekshmërinë më të ulët shtesë (rritje rreth 10%), nga vendet e rajonit, e pasuar nga Bosnja (+15%).

Po ashtu edhe në një raport të mëparshëm të Komisionit Europian, për shkak të pandemisë së Covid-19, Shqipëria kishte shtesën e vdekjeve në vitin 2020 më të lartën në Europë me 27% më të larta se vdekjet mesatare vjetore në periudhën 2016-2019, duke e bërë vendin tonë të shënojë dyfishin e vdekjeve shtesë në BE dhe përqindjen më të lartë në Ballkan. Sipas Eurostat, edhe në tremujorin e parë të vitit 2021, Shqipëria shënoi vdekshmërinë më të lartë shtesë, në raport me periudhën para-pandemike. Vdekjet për 54 javë pandemi për periudhën nga 2 mars 2020 deri në 15 mars 2021, vdekjet u rritën me 41%, pas nesh, me 25% e ndjekur nga Sllovakia me 24%.