Gjimnastja japoneze Hatakeda Hitomi është detyruar të tërhiqet nga finalja all-around e femrave në Botërorin 2021 të Gjimnastikës Artistike, pas një rënie dramatike në stërvitje në paralelet asimetrike. Atletja, e cila ishte kualifikuar për raundin e fundit të planifikuar për nesër në Kitakyushu, është diagnostikuar me dëmtim të palcës kurrizore qendrore e lëndime në kolonën cervikale.
Ky është rezultat i rezonancës magnetike MRI, sipas asaj që bën të ditur Shoqata e Gjimnastikës Japoneze. 21-vjeçarja, që mori pjesë edhe në Lojërat Tokio 2020, është në gjendje të qëndrueshme nën kujdesin e mjekëve dhe nënës e trajnerit të saj, Yukiko. Hitomi, e cila gjithashtu konkurroi në Lojërat e Tokios, sapo ishte kualifikuar për finalen e gjithanshme në kampionatet botërore, që po zhvillohen aktualisht në Kitakyushu, Japoni.
Ajo është stërvitur nga nëna e saj Yuriko, ndërsa babai i saj Yoshiaki është një gjimnast, medalist në Olimpiadën e Barcelonës 1992. Motra e saj më e vogël, Chiaki, është gjithashtu gjimnaste.
Burimi: gazzeta.it | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania