JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Putin pezullon me një javë punën në Rusi, shkak Covidi
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 21/10/2021 0:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën mbështeti propozimin e Kabinetit për të shpallur një javë "jo pune" dhe për të mbajtur punëtorët rusë larg zyrave të tyre pasi vdekjet nga koronavirusi u rritën në një rekord tjetër ditor. Ai deklaroi se duke nisur nga data 30 tetor do të nisë “java mbarëkombëtare e mospunës”, si masë për parandalimin e përhapjes së Covid.

Putin tha se rajonet me situatë më të rëndë mund ta nisin këtë javë nga 23 tetori dhe shtoi se ajo mund të zgjatet, varësisht nga situata, ndërsa shtoi se punëtorët duhet të paguhen për periudhën që nuk punojnë. Rusia ka numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi në Evropë me 226,353 dhe të katërtin më të lartë në botë, pas SHBA, Brazilit dhe Indisë.

Burimi: France 24 | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania