JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Aksion edhe në Tiranë, arrestohen pesë efektivë policie
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 20/10/2021 23:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tre efektivë policie janë arrestuar në dhe një është lënë në arrest shtëpie. Aksioni erdhi në kuadër të hetimit për trafikun e klandestinëve në Korçë, por që çuan në zbulimin edhe të tre efektivëve të kryeqytetit. Mësohet se të arrestuarit janë Durim Murja, Jashar Shehu dhe Arjan Balla me detyrë trup shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1. Ndaj tyre është dhënë masa e sigurisë "Arrest me burg".

Ndërsa me “Arrest në shtëpi” është lënë Matilda Hamolli me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1. Burime për mediat bëjnë me dije se efektivët kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe kanë lënë disa lokale hapur edhe pas orës policore.

Foto ilustruese