JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Rregulla të reja në futboll? Presidenti i FIFA-s zyrtarizon idenë që Botërori të luhet çdo dy vjet
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 20/10/2021 21:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këshilli i FIFA-s miratoi sot mbajtjen e një samiti global me datë 20 dhjetor 2021 me anë të videokonferencës për të diskutuar të ardhmen e futbollit. Pas kërkesës së shoqatave anëtare në Kongresin e 71-të të FIFA -s në maj 2021 që të kryhet një studim fizibiliteti për të parë ndikimin e mundshëm të mbajtjes së Botërorit çdo dy vjet, FIFA ka zbatuar një proces konsultimi që përfshin të gjithë aktorët.

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino pret të hyjë në thelbin e çështjes."Ne do të diskutojmë projektin e një kalendari të ri ndërkombëtar në një samit të thirrur veçanërisht më 20 dhjetor me të gjitha 211 federatat kombëtare të futbollit. Ne kemi nevojë për pëlqimin e të gjithëve”- shtoi Infantino, duke deklaruar se një vendim nuk do të duhet të dalë domosdoshmërisht nga takimi, në një mënyrë ose në tjetrën.

Ky proces është fokusuar në adresimin e çështjeve të kalendarit ndërkombëtar të ndeshjeve si për futbollin e grave ashtu edhe për burrat, paraqitjen e propozimeve për turnetë globale të të rinjve dhe sigurimin e të gjitha propozimeve që mbështesin shëndetin dhe mirëqenien e lojtarëve.

Burimi: | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania