JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Njihuni me gruan më të guximshme me sallon bukurie në Kabul, aty ky vajzat “sfidojnë” talebanët
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 20/10/2021 21:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Salloni i bukurisë në Kabul është vendi i vetëm ku mund të takohen dhe të shihen gratë jashtë shtëpive. Madje salloni është cilësuar ehe si vendi ku gratë arrijnë të "sfidojnë" talebanët duke qëndruar larg syve mashkullorë, në flluskën e tyre të lirisë. Gruaja e guximshme për të cilën kanë shkruar mediat ndërkombëtare quhet Mohadessa. Ajo e ka mbajtur sallonin e saj të bukurisë të hapur pavarësisht kërcënimeve nga sundimtarët e rinj të Afganistanit.

Qendra estetike siguron të ardhura për stafin dhe momente kënaqësie për klientët, por ditët e saj mund të numërohen. Që kur talebanët pushtuan Kabulin në gusht, shumë gra u zhdukën nga jeta publike nga frika apo nga kërcënimet e drejtpërdrejta që kanë marrë. Por salloni i Mohadessas, ka mbetur një vend ku gratë mund të takohen me njëra-tjetrën, të flasin për problemet e tyre ose t’i harrojnë ato për fare pak orë.

Burimi: France 24 |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania