JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Basha vendos në krye të Fierit Agron Kapllanaj, vëllai i tij përfitues i tenderave të majmë nga PS
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20/10/2021 20:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në një veprim disi të papritur që qarkulloi kryesisht në mënyrë periferike në lajmet e ditës së sotme ishte fakti që Lulzim Basha caktoi në krye të PD së Fierit Agron Kapllanaj. Ky i fundit është përmendur shumë herë si vëllai Shkëlqim Kapllanaj, pronarit të kompanisë “SHKËLQIMI 07” i cili ka marrë tendera të majmë dhe të shumtë nga bashkitë që drejtoheshin dhe drejtohen nga Partia Socialiste. Përgjithësisht këto tendera kanë patur lidhje me punime infrastrukturore ku siç dihet ka patur të përfshira vlera të konsiderueshme.

Një pjesë e mirë e këtyre tenderave janë paraqitur nga JOQ Albania të cilat do t’i gjeni edhe në vijim:

Vëllai i Agron Kapllanaj, kandidatit më të votuar të PD në Fier, merr 1.85 miliardë lekë tender

“Shkëlqimi 07” e vëllait të Kapllanajt “blu” fiton tenderin mavi. 16 miliard lekë për 4 vite

“Dashuria” PS-PD nuk njeh limit, vëllai i ish-kryebashkiakut demokrat të Mallakastrës “gostitet” nga Leli me 1,7 miliardë

Por përtej kësaj në rrjet qarkullon një foto e formularit të dekriminalizimit të Agron Kapllanaj ku deklarohet se ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në Itali. Sipas këtij dokumenti shikohet se Agron kapllanaj ka qenë i dënuar me dy vjet burg dhe gjobë 200 euro.