JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Gjashtë të arrestuar në aksionin kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20/10/2021 20:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit.

Klan Kosova merr vesh se gjashtë persona janë arrestuar teksa ishin duke pirë kafe në një pompë derivatesh në periferi të Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. “Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës. Pas përfundimit të operacionit policor do të njoftoheni me informacione shtesë”, u shpreh Krasniqi.Video