JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Kokë e këmbë” i dashuruar? Donaldi shkruan këngë për Bora Zemanin
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 20/10/2021 20:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej mëse dy javësh ka nisur "BB Vip", i cili këtë herë ka nxjerrë anët e panjohura të personazheve publikë dhe të mirënjohur në ekranet shqiptare. Aktori Donald Veshaj padyshim ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, ku ndër të tjera ka folur për lidhjen dhe ndarjen me Bora Zemanin. Ai ka renditur disa shkaqe për ndarjen me të, ndërsa kur u pyet nga banorët e tjerë se a e do ende, ai nuk dha një përgjigje të prerë dhe la hapësirë për interpretime me atë që deshi të thoshte.

Donaldi ka rrëfyer gjithashtu se shkaku i ndarjes së papritur mes tyre nuk ka qenë mungesa e dashurisë, por zënkat e vazhdueshme. Më tej ai e pranoi se e ka marrë malli për Borën duke lënë të kuptohet se është ende i dashuruar pas saj. Gjithashtu në lidhje me situatën mes tij dhe Borës, Donaldi tha se ka shkruar edhe një tekst kënge e cila flet pikërisht për një çift që e duan, por që vazhdimisht zihen me njëri-tjtrin.