JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Mbreti” i trafikut evropian të drogës/ Ekstradohet në Itali anëtari i grupit kriminal që mbushi Romën me drogë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20/10/2021 20:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas 2 vitesh, Dorian Petoku është ekstraduar drejt Italisë. Sipas mediave italiane, i riu nuk është një trafikant droge i thjeshtë, ai është një mbret i trafikut evropian të drogës dhe është një nga figurat më të spikatura të mafies shqiptare, e cila ka përmbytur Romën me kokainë, marihuanë dhe armë.

Para se të arrestohej në Tiranë për një hetim të kryer nga Gico di Roma, i udhëhequr nga Marco Sorrentino, Petoku furnizonte qendrat tregtare më të begata në kryeqytet, përmes një rrjeti kriminal të kryesuar nga Fabrizio Piscitelli, alias Diabolik, Fabrizio Fabietti dhe Salvatore Casamonica.

Me këtë të fundit dhe me Diabolik, i vrarë më vonë nga një shqiptar më 7 gusht 2019 në një restorant në Grottaferrata ata organizuan importimin e shtatë tonë kokainë të pastër nga Kolumbia. Një sasi e tillë, e destinuar për tregun romak dhe napolitan, që nëse operacioni nuk do të zbulonte, do të kishte ndryshuar ekuilibrin kriminal.

“Pas dy vitesh “përleshje”, autoriteti gjyqësor shqiptar më në fund dha ekstradimin në Itali të Dorian Petokut, i cili u mbajt me të gjitha llojet e justifikimeve në burgjet e atdheut të tij, pavarësisht këmbënguljes së hetuesve tanë. I shoqëruar nga stafi i Interpolit, Petoku më në fund do të jetë në gjendje të jetë i pranishëm në gjykimet në lidhje me të dhe ndoshta të hapë skenarë të rinj mbi disa “fakte romake” dhe mbi luftën mafioze që ka shpërthyer midis disa familjeve shqiptare që po gjakosin Evropën.”-thueht në artikullin e publikuar nga mediat italiane.

Burimi: roccarainola.net| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA