JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Pallati i ri po u “merr frymën”/ Denoncimi i qytetarit nga Durrësi: Po ndërtohet vetëm 1m larg hyrjes tonë
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 20/10/2021 20:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 ishte padyshim nga më të rëndët që ka goditur Shqipërinë. Përveç 51 viktimave dhe qindra të tjerë të plagosur që shkaktoi, dëmet materiale që la pas ishin kolosale, ku shumë banesa u shembën dhe disa të tjera u shpallën të pabanueshme. Për disa familje pasojat vijojnë të ndihen edhe sot e kësaj dite, teksa po mbushen gati dy vjet që kur ndodhi tragjedia, pasi ende po jetojnë në çadra për shkak se qeveria nuk i ka siguruar një banesë ku të fusin kokën.

(Ndërsa për akomodimin e afganëve qeveria mori të gjitha masat e nevojshme që ata të priteshin në ambiente dhe hotele luksoze, por ky është problem tjetër që meriton artikull më vete). Shkurtimisht sot do të ndalemi në një ankesë nga një qytetar i Lagjes 13 në Durrës, i cili shprehet se po ndërtohet një pallat ngjitur me pallatin ku ai jeton aktualisht.

Distanca sipas tij është vetëm një metër larg, duke u bërë kështu pengesë për hapësirën dhe jashtë çdo logjike inxhinierike. Ai gjithashtu shprehet se vetë jeton në një pallat të dëmtuar nga tërmeti. Më poshtë gjeni mesazhin e qytetarit dhe disa foto të bëra gjatë punimeve.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje JOQ. Kam nje ankes ne plazh, kena hyrjen ke nje pallat i demtuar nga termeti ne lagjen 13 ne plazh ( Durres ). Po na ndertojn pallat 1 meter larg.