JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

E përplasi makina pranë shtëpisë së saj, dhimbje e madhe në funeralin e 11-vjeçares shqiptare në Itali
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 20/10/2021 19:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vdekja tragjike e 11-vjeçares shqiptare Emauela Brahja në një aksident automobilistik në Itali, ka tronditur jo vetëm familjarët e saj, por edhe të gjithë komunitetin ku ajo jetonte në Campodarsego. 11-vjeçarja u përplas nga një automjet një mbrëmje teksa bënte xhiro me biçikletë pranë shtëpisë së saj. Një poezi e shkruar nga një nga mësueset me mendimet e shokëve dhe shoqeve të klasës dhe shumë tullumbace të bardha e të verdha që shkonin drejt qiellit, ishte një lloj dedikimi dhe shprehje e dhimbjes për humbjen e saj.

Prifti e krahasoi historinë e Emanuelës me historinë e Ungjillit ku Jezusi sjell në jetë një vajzë 12-vjeçare, vajza e kreut të sinagogës e cila nuk u dha merita mrekullive, duke thënë "talita kum", ngrihuni! Trishtimi u shtua edhe më shumë kur në mes të njerëzve, një prej mësueseve të saj lexoi një poezi në nderim të Emanuelës.

Do të të kujtojmë si një flutur që hap krahët dhe fluturon lehtë. Në sytë e tu lexohej habia e një vajze që i afrohej realitetit që e rrethon me vetëdije të plotë. Na ke dhënë ndjeshmëri, thjeshtësi dhe mirësi. Me këtë që ka ndodhur na ke thyer zemrat”- shkruhej në poezinë kushtuar 11-vjeçares.

Burimi: mattinopadova.gelocal.it |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania