JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

SHBA njofton planin: Së shpejti do vaksinojmë fëmijët e moshës 5-11 vjeç
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 20/10/2021 18:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme administrata e Joe Biden njoftoi planin për të vaksinuar fëmijët nga mosha 5-11 vjeç. Sipas njoftimit, mësohet se së shpejti fëmijët e kësaj grupmoshe do të marrin vaksinën kundër Covid-19. Ndërkohë lajmi për vaksinimin e fëmijëve vjen teksa Pfizer pritet që të autorizohet për përdorimin tek fëmijët e vegjël brenda javës, shkruajnë mediat e huaja.

Rregullatorët federalë do të takohen gjatë dy javëve të ardhshme për të analizuar sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës me dozë të ulët për afërsisht 28 milionë fëmijë në atë grupmoshë. Administrata e Biden bleu 65 milionë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech, të mjaftueshme për të dhënë injeksione për rreth 28 milionë fëmijë në atë moshë. Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për Covid, Jeff Zients tha se është duke u përfunduar plani që të sigurohet vaksinimi tek kjo grupmoshë.

Plani përfshin shpërndarjen e injeksioneve në më shumë se 25,000 zyra pediatrike dhe vende të tjera të kujdesit parësor, mbi 100 sisteme spitalore për fëmijë dhe dhjetëra mijëra farmaci. Qindra shkolla dhe klinika të bazuara në komunitet gjithashtu do të marrin masat.

Burimi: Usnews | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania